Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka publikuar 214 file në pdf që korrespondojnë me 214 dëshmi penaliteti për punonjësit e Ministrisë së Brendshme.
Ato këto kanë dalë gjatë vitit 2019 -2020 dhe në kokë të tyre shkruan Shërbimi Informativ Shtetëror.
Publikimi i 214 dëshmive të penalitetit të punonjësve të Ministrisë së Brendshme në vetvete nuk prek asnjë sekret dhe nuk dëmton institucionet e vendit tonë. Por një këmbanë alarmi është fakti që me materialet që publikojnë çdo javë hakerat tregojnë se sa thellë kanë depërtuar në institucionet shqiptare dhe sa shume dokumente shtetërore tani janë në duart e një shteti jo mik.Autoritetet shqiptare nuk bënë kurrë asnjë transparencë mbi pasojat e sulmeve kibernetike ndaj e albania-s dhe sistemeve të policisë. Ndërkohë që grupi I hakerave vijon të jetë aktiv në disa llogari ne rrjetin social telegram ku hedh çdo jave materiale të konvertuara ne format pdf.
Publikimi I këtyre të dhënave në format PDF nga hakerat ekspozon e të gjithë përdoruesit e telefonit që I shkarkojnë këto material të bien pre e këtij terrorizmi kibernetik. Pasi materialet PDF janë lehtësisht të manipulueshme dhe në momentin kur shkarkohen në një pajisje ta infektojnë atë me virus.
Top Channel