Hakerat iranianë që thuhet se qëndrojnë pas sulmeve ndaj sistemeve qeveritare dhe atyre të Policisë së Shtetit, kanë publikuar këtë të hënë të dhënat personale të Miranda Bendos, gruaja e kreut të SHISH, Helidon Bendo.
Një javë më parë, pasi grupi i hakerave i publikon të dhënat periodikisht çdo të hënë, nxorën detaje nga udhëtimet, pasaportat, numrat e celularit dhe kartat ID të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo.
Postimin e sotëm në rrjetin Telegram, grupi “Homeland Justice” e shoqëron dhe me një mesazh paralajmërues nga Bibla.
“Po ata tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, mendoni se ishin mëkatarë mbi të gjithë njerëzit që banonin në Jeruzalem. Unë ju them: Jo, por nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”, thuhet në mesazhin e hakerave iranianë.