Hakerat iranianë që thuhet se qëndrojnë pas sulmeve ndaj sistemeve qeveritare dhe atyre të Policisë së Shtetit, kanë publikuar këtë të hënë të dhënat personale të Miranda Bendos, gruaja e kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Një javë më parë, pasi grupi i hakerave i publikon të dhënat periodikisht çdo të hënë, nxorën detaje nga udhëtimet, pasaportat, numrat e celularit dhe kartat ID të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo.

Te dhenat nga hakerat, Miranda Bendo
Te dhenat nga hakerat, Helidon Bendo
Te dhenat personale te Miranda Bendos

Postimin e sotëm në rrjetin Telegram, grupi “Homeland Justice” e shoqëron dhe me një mesazh paralajmërues nga Bibla.

“Po ata tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, mendoni se ishin mëkatarë mbi të gjithë njerëzit që banonin në Jeruzalem. Unë ju them: Jo, por nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”, thuhet në mesazhin e hakerave iranianë.