SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Vrasja u porosit nga Aurel Hoxha, dyshohet për hakmarrje, për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012.

Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi dhe vëllai i tij ne Britaninë e Madhe dhe më pas u dogj trupi. Arben Lleshi u vra ne burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj.Klevis Lleshi dhe Arben Lleshi janë kusherinj të parë. Ngjarja është  zbardhur nga komunikimet në aplikacionin SKY./abcnews.al