Siç raportohet nga GameSpot, Halo Infinite Collector’s Edition doli në shitje në Walmart dhe pse nuk ekzistonte asnjë prezantim zyrtar nga Microsoft apo zhvilluesit e lojës 343 Industries në lidhje me ekzistencën e kësaj loje. Në dyqan gjendeshin më tepër se 10,000 njësi të Collector’s Edition, të cilat u shitën pothuajse menjëherë.

d6a99fff-6a14-4b0c-8cdc-7e35c3400837.86ffecf0acd14f55ed3cb6d3c6601cd9_copy.png

Ky version kushton $169.99 dhe është i tejmbushur me të gjitha të mirat e Halo Infinite që duket sikur janë dizenjuar duke patur në mendje fansat e Halo. Bashkë me lojën e plotë që vjen në një kuti çeliku, në të përfshihet dhe një Energy Sword në formën e një ndriçuesje tavoline, një hapëse shishesh Plasma Pistol, litarë, ngjitëse, një artbook i vogël dhe një shënim nga zhvilluesi i lojës.

Listimi për lojën Halo Infinite Collector’s Edition vazhdon të mbetet në faqjen zyrtare të Walmart, gjë që sugjeron se së shpejti mund të vijë një tjetër furnizim. Loja do të prezantohet zyrtarisht në datën 8 dhjetor 2021 për pajisjet Xbox Series X/S dhe PC