Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar sot aplikimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Ky lajm është bërë me dije nga  Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në një deklaratë Stoltenberg tha se ky është një hap historik dhe aletatët do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm të dy vendeve drejt NATO-s.

Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s. “Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë përfundime të shpejta”, tha ai.

Procesi i pranimit pritet të zgjasë dy javë, ndërkaq ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare deri në një vit.

Kujtojmë se kundër këtij vendimi ka dalë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i cili ka deklaruar se do të vendosë veton kundër anëtarësimit të dy shteteve nordike.

Nëse Turiq “ndërron mendje” dhe nisin bisedimet e anëtarësimit, atëherë këto dy shtete mund të bëhen anëtare brenda disa muajsh. Procesi zakonisht merr kohë tetë deri në 12 muaj, por NATO pritet të përshpejtojë procedurat, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia për këto dy shtete.