Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka hapur faplikimit për kredi me 0% interes për blerjen e banesave për mjekët dhe infermierët.
MSHMS bën të ditur se ka hapur thirrjen për 45 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar për strehim në sektorin e shëndetësisë, ku prioritet do të kenë mjekët dhe infermierët.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën me dije se, bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 468, datë 26.7.2023 “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 400, datë 24.06.2024 “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike” hap thirrjen për 45 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar për strehim të kategorive prioritare, ku prioritet do të kenë kategoritë “Mjekë” dhe “Infermierë”.
Ata mund të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania.