Më 11 mars janë hapur aplikimet për kredi të buta, ku 90 kuota janë marrë nga Ministria e Brendshme.

Për këtë vit nga ndarja që është bërë nga Ministria e Brendshme, vetëm 25 efektivë policie nga 12 mijë në total, do të kenë mundësinë që të marrin kredi të butë.

Pra, këtë vit vetëm 0.002% punonjësve të policisë mund të marrin kredi të butë. E thënë ndryshe 1 në 500 policë do të përfitojë kredi të butë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

15 kuota do të ndahen për gardën, 10 për AMP ndërsa 40 kuota te tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.

Shperndaje