Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar 67 emra për Presidentin e ri të vendit. Dje, u mblodh Grupi Parlamentar dhe i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, dhe secili kishte të drejtën të propozonte 3 emra.

Këtë të mërkurë, në orën 15.00 kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të jetë në një takim me shoqërinë civile, për të dëgjuar dhe propozimet e saj për Presidentin e ri. Balla u shpreh se do të dëgjohen dhe propozimet e publikut.

Pasditen e sotme, pritet të nisin dhe negociatat zyrtare me krerët e tre grupeve parlamentare të opozitës. Taulant Ballla do të takohet me kolegët Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu në orën 17.00.