Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka verifikon firmat e Kuvendit.
Fjala e Plotë e Edi Palokës:
Të ulen me durim të numërohen një për një këto formularë. Do ju kërkoja vetëm një gjë, të dhënat personale mos I fokusoni. Së pari rikonfirmoj se janë 4200 të dorëzuar atë ditë që ju ishit dëshmitarë. Kanë ardhur edhe formularë të tjerë. Janë plotësuar nga delegatët. Kush janë delegatët? Të përcaktuar në statut që shkojnë deri tek kryetari I partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë anëtarë të thjeshtë por delegatë të Kuvendit sic përcaktohet në statut. Anëtarët e Kuvendit janë po ata, nga kryetari I sesionit deri tek kryetari i partisë. Janë të gjitha të dhënat, me emër mbiemër, funksionin që kanë në parti. Edhe njëherë ua përsëris juve të kamerat mos i fokusoni emrat. Gazetarët nuk i njohin të gjithë delegatët, madje as unë. Por këtë verifikim e bën komisioni i mandateve në Kuvend sic ndodh në kuvendet e zakonshme. Unë vetë kur të kem kontakt prapë me firmëtarët do u kërkoj këtë gjë, që atë ditë para se të fillojë kuvendi, të harxhojmë pak më shumë kohë dhe t’I lexojmë me rradhë me emër mbiemër para jush që të shuhen të gjitha dyshimet. U aludua që nuk janë fare, dikush mund të thotë që janë marrë me zor apo janë falsifikuar, kjo do vërtetohet ditën e Kuvendit.
Nëse Basha nuk njeh mbledhjen e Kuvendit, çfarë do të ndodhë?
Unë këtu jam si kryetar I Këshillit, pala që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të dorëzoj këto firma. Ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm. Në këtë rast nëse nuk u përgjigjen detyrimeve statuore, ne jemi të detyruar t’u bindemi vullnetit të shumicës se nuk kemi më ¼ por shumicën e Kuvendit me këto firma. Nëse dikush nuk e zbaton këtë vendim, atëherë kanë detyrimin firmëtarët që të vazhdojnë me procedurat.
Këto janë cic mice që vetëm PD nuk i shkojnë. Nëse doni mendimin tim, kur 4200 delegatë kërkojnë të zgjidhin një krizë sepse ne jemi në krizë e pranojmë apo jo, kjo gjëja që a duhet njoftuar data para apo mbrapa janë vetëm cic mice. Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedura të kota. Kemi një realitet, ne jemi në krizë, mendoj se të gjithë duhet t’I përgjigjemi kësaj situate.
Në përditësim…