Kalon në Këshillin e Ministrave rregullorja e re e garës për drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit në qarqe, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjes së krerëve të policisë.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore.
Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme. Po kështu mësohet se drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.
