Rruga Kardhiq-Delvinë është hapur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të shtune, 2 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Aksi që sjell Sarandën më afër duke shkurtuar kohën e udhëtimit për në plazhet e kristalta tashmë është i hapur për të gjithë udhëtarët.

“U tha, u bë! Mirëmëngjes, me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro dhe ndan pamjet e rrugës së re.

Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin e Rivierës Shqiptare. Ky aks i ri rrugor u mundëson qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin jugun e vendit, që  të bëjnë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.