Anëtarët e këshillt të bashkiak të Mitrovicës së Veriut i dhanë dritën jeshile kërkesës për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka pasur asnjë reagim ndaj këtij vendimi të autoriteteve lokale. Gjashtëmbëdhjetë anëtarët e këshillit të kësaj komune u  zëvendësuan dhjetorin e vitit të kaluar, pasi këshilltarët e mëhershëm dhanë dorëheqjen si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet në veri, në shenjë proteste me vendimin e Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut ishte vetëm një anëtar serb, Dushan Millunovic. Ai votoi kundër kundër kërkesës për hapjen për qarkullim të urës mbi Ibër. Pas luftës në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe.

https://62e1853dc23968ca50782dbc8d0ab9ae.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlSot, ato janë dy komuna të veçanta. Kjo urë ka qenë ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Palët kishin rënë dakord që ajo të ishte e hapur për qarkullim, por kjo praktikë nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët. Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e konsideroi të paligjshëm vendimin e fundit dhe paralajmëroi se kjo lëvizje do të rezultojë me incidente.

“Ura, ku kanë ndodhur më shumë se 1.000 sulme me motive etnike nga jugu në veri, është simbol i vuajtjes së popullit serb dhe synimi i Prishtinës është që dëbojë serbët e mbetur nga i vetmi mjedis urban ku ata kanë mbijetuar në një numër më të madh”, thuhet në reagimin e kësaj partie që ka mbështetjen e Beogradit.

Top Channel