Banorët kërkojnë më shumë investime
Këto pamje i takojnë sheshit të pallateve në lagjen “Partizani ”në bashkinë e Elbasanit. Siç tregohet edhe nga pamjet nevoja për të ndërhyrë për ta rehabilituar është mëse e nevojshme. Sheshi përpara pallateve të lagjes është në gjendje të mjerueshmë çka për banorët është një problem madhor .
Ata shprehen se gjatë shirave hapsirat publike përmbyten dhe shpesh here e kanë të vështirë të dalin nga shtepia . Banoret thone se fëmijët e tyre dalin për të kaluar kohën e lirë këtu por për shkak të gropave dhe baltës është e pamundur të argëtohen ndaj kërkojnë më shumë investime për ta kthyer në një hapsirë të gjelbër.
Banorët shprehen se bashkia e Elbasanit ka investuar në rrugën kryesore por nuk ka ndërhyrë në rehabilitimin e shesheve të pallateve.\