Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një apartament në lagjen 2, ‘Blloku Rinia’ në qytetin e Pogradecit.

Flakët kanë përfshirë kuzhinën e banesës pasi e zonja e shtëpisë e kishte harruar sobën ndezur.

Pas njoftimit të banorëve të lagjes, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Gruaja e cila ishte bllokuar brenda ishte asfiksuar, falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve ajo është shpëtuar..

Informacione nga spitali bënë me dije se gjendja e saj është stabilizuar dhe nuk ka pësuar djegie.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

fax