Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Foto:Flickr
Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi.
Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.
Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.
Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.
Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.
Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të larmishme, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje hekurit në organizëm.
Rëndësia e Hekurit Për Shëndetin e Flokëve
Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut.
Kur në organizëm ka nivele të ulëta të hekurit, ai përthith depozitat e mbetura, përfshirë këtu edhe ato që përdoren për rritjen e flokut.
Kësisoj ky i fundit nis të bjerë.
Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.
Këtu përfshihen:
Barishtet e gjelbërta si spinaqi
Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit
Brokoli
Thjerëzat
Gocat e detit
Farat e kungullit
Fasulet
Frutat e thata
Vitamina C Për Përthithjen e Hekurit
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që kanë probleme me flokun duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C.
Kjo e fundit është e domosdoshme për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.
E fundit, por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurt./AgroWeb.org