Heqja e masave anti-covid për të hyrë në kurifin shqiptar ka sjell një impakt pozitiv për turizmin. Kreu i unionit turistik shqiptar Rrahman Kasa tha për Klan News se para heqjes së masave ishin rezervuar vetëm 25% e hoteleve. Ndërsa tanimë janë pothuajse të ezauruara të gjitha dhomat e hoteleve deri në fund të sezonit.
Veç turistëve të organizuar që blejnë paketa turistike në rritje janë edhe prenotimet nga turistët familjarë, ku normalisht mbizotërojnë turistët nga rajoni dhe sidomos nga Kosova.
Nisur nga rezervimet, Kasa thotë se sezoni veror do të ketë 10-15% më shumë turistë se sa vitit 2019, i cili cilësohet si viti më i suksesshëm i turizmit në vend ku u regjistruan 6 milionë turistë. Për periudhën Prill-Maj ka patur edhe një rritje të grupeve të turistëve kulturorë të cilët veç Tiranës vizitojnë dhe qytete të tjera historike të vendit.