Erion Murataj PSD

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të së dielës, 11 maj shqiptarët po votojnë për të zgjedhur qeverinë e re që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.

Procesi i votimit në të gjitha qarqet ka filluar që nga mëngjes ku nuk kanë munguar edhe të moshuar që nuk kanë dashur ta humbin mundësinë për të shprehur të drejtën kushtetuese të votës.

Një zonjë të moshuar e cila ishte e sëmurë, por ishe çuar nga krevati vetëm për të shkuar për të votuar.

“Është çuar nga krevati për të ardhur për të dhënë votën. Është e sëmurë, ka pësuar 2 herë trombozë.

E morëm me makinë, kishte qejf të votonte, ishallah nuk po ma gjen gjë rrugës, thotë nusja vet”, tha nusja e të moshuarës.