Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, pritet që këtë të mërkurë të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.
SPAK i ka dërguar fletë-thirrjen për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që SPAK po kryen për zyrtarë të bashkisë së Kamzës për veprat penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Mësohet se hetimet për zyrtarë të bashkisë Kamëz, po zhvillohen lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.
/abcnews.al/