SPAK ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe Check-up në vend.
Burime për mediat bëjnë me dije se katër sipitale nuk i kanë kthyer përgjigje Strukturës Antikorrupsion lidhur me këtë çështje.
Mësohet se ata kanë afat për të kthyer përgjigje deri në fun të javës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëhere do të duhet të përballen me drejtësinë.
Kujtojmë se SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncensionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020.
Që në fillim të këtij viti SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona.
Mësohet se hetimet për këto dy dosje të rëndësishme shtrihen përtej 2019, madje deri në vitin 2015, me qëllim që të zbulohen zyrtarët e përfshirë në abuzime.