Policia e Elbasanit ka konfirmuar arrestimin e vëllait të deputetit socialist Saimir Hasalla, Denis Hasalla

Në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe në atë të Hasallës, ku është zbuluar një sasi municioni të paautorizuar

Denis Hasalla mban aktualisht funksionin e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Peqinit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar lidhjen e mundshme të tij me hetimin për inceneratorin apo ndonjë vepër tjetër penale.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.