
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 115 materiale kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore.
Sipas njoftimit të SPAK, këto kallëzime përfshijnë: denoncime nga subjekte politike, referime nga Policia e Shtetit, të iniciuara edhe nga veta Prokuroria e Posaçme, si dhe denoncime nga platforma online dhe nga qytetarët.
SPAK bën me dije se 25 kallëzime kanë ardhur nga subjektet politike, 35 të tilla nga platforma online. Ndërkohë, nga 35 procedime penale të regjistruara, 8 prej tyre janë kryesisht të iniciuara nga vetë struktura e posaçme.
Njoftimi i SPAK:
Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
• Kallëzime nga subjekte politike
• Referime nga Policia e Shtetit
• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
• Denoncime nga Platforma Online
• Denoncime nga qytetarët
• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.
