
Me urdhër të SPAK, është arrestuar më datë 26 shkurt Eri Ago, e dashura e Safet Bajrit.
Arrestimi i saj ka ardhur pas kërkesës së SPAK dhe masës së sigurisë “Arrest me burg” firmosur nga GjKKO, si e dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”.
Arrestimi i saj erdhi pas hetimeve për vrasjen e Fatbardh Licit, që solli arrestimin e Safet Bajrit.
