SPAK ka nisur hetimet për fondacionin e Liri Berishës, bashkëshortes së kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
SPAK po heton edhe fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar nga Liri Berisha.
“Bëhet fjalë për hetimin pasuror të nisur ndaj Sali Berishës për akuzën e korrupsionin. Hetimet kanë vijuar në rrethin familjar, siç është bashkëshortja e tij Liri Berisha. Hetuesit janë duke kryer verifikime për mënyrën si është ngritur fondacion dhe transaksionet. Janë marrë në pyetje një sërë personash që janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Përveç hetimit penal ndaj Sali Berishës, ka nisur hetimin pasuror ndaj tij dhe familjarëve të ish-kryeministrit.
Nën verifikim është fondacioni i themeluar nga Liri Berisha që i vjen në ndihmë fëmijëve në nevojë.”
/abcnews.al
