Erion Murataj PSD

Policia e Fierit ka reaguar ne lidhje me incidentin e ndodhur mbremjen e sotme ne kete qytet me hetuesit e BKH-se.

Sipas njoftimit, ata kane qene ne detyre ne momentin qe jane goditur nga disa persona.

Fier/Informacion paraprak

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.



Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Zbardhet përplasja me hetuesit e BKH në Fier, pesë persona shoqërohen në polici

Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.

Top Channel raporton se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Sh.Kapllanaj.

Punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.

Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim, pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni.

Punonjësit e operacionales janë duke bërë kallëzim për sulm për shkak të detyrës.