Prokurori i përgjithshëm i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk (LPR) të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore u vra nga një shpërthim bombe në zyrën e tij të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar shërbimet e urgjencës.
Sipas mediave vendase mësohet se shpërthimi ndodhi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Sergey Gorenko, i cili si pasojë humbi jetën.
40-veçari humbi jetën menjëherë, ndërkohë në rrjet po qarkullojnë video nga vendi i ngjarjes ku shihet se si ndërtesa është përfshirën nga tymi si pasojë e sulmit terrorist
Më tej bëhet me dije se dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur