Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel
