Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

16 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në 8 çifte, ndërsa fati i goglave ka rezervuar përballje gjigantësh. Sfidat më interesante janë: Atletico Madrid-Bayern Munchen apo Manchester United-PSG, ku Messi do të jetë përballë Cristiano Ronaldos.

Përballjet:
Benfica-Real Madrid
Villarreal-Manchester City
Atletico Madrid-Bayern Munchen
Salsburg-Liverpool
Inter-Ajax
Sporting-Juventus
Chelsea-Lille
PSG-Manchester United

Ndeshjet e para të 1/8-ës së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.