Dy personave në një varkë në Traverse Bay, Miçigan, iu desh të hidheshin në ujë pasi mjeti lundrues mori flakë.

“Është shumë vonë, hidhu nga varka. Hidhu nga varka. Do të shpërthejë”, dëgjohet t’i drejtohen njëri-tjetrit në videon e filmuar.

Një çift që ndodhej pranë ndihmoi dyshen, pasi i nxitën të hidheshin në ujë kur flakët u shtuan dhe varka mund të shpërthente.

“Djema, duhet të hidheni tani. Hidhuni. Largohuni nga varka”.

Më pas, çifti mundi t’i tërhiqte dy personat jashtë ujit. Një mjet lundrimi i emergjencave mbërriti në vendngjarje dhe fiku zjarrin.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/world-us-canada-66371529