Imagjinoni një dhimbje të përhershme të kockave dhe trupit e cila mund të përkeqësohet dita ditës. Foto: Flickr

Ekspertët besojnë se 2 deri në 5 përqind e popullatës globale vuan nga hipokondria, frika e të pasurit një sëmundje të rëndë dhe serioze.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=122&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Njerëz që janë të prekur nga ky ccrregullim, janë vazhdimisht në kërkim të ndihmës së mjekut dhe duan konsulta të vazhdueshme sepse besojnë se janë të sëmurë.

Simptomat e Hipokondrisë

Simptomat më të përhapura të kësaj sëmundje janë:

  • Frika e tepruar ndaj disa apo një sëmundjeje të caktuar.
  • Fiksimi pas simptomave të veccanta
  • Fiksimi i të lexuarit për tema të shëndetit.
  • Ankth i shpeshtë ndaj simptomave fizike
  • Nevoja për të bërë një kontroll të shpeshtë të pulsit apo tensionit.
  • Besimi i verbër se vuajnë nga një sëmundje menjëherë pasi kanë dëgjuar për të.
  • Shmangia e situatave “të rrezikshme”, të tilla si qëndrimi në spitale
  • Skepticizëm ndaj të dhënave të mjekëve.
  • Frikë ndaj diagnozës së mjekut.

Hipokondria Në Kohën e Koronavirusit

Ekspertët thonë se është krejt normale që njerëzit të ndihen të stresuar apo në ankth si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Në momentin kur këto ndjesi bëhen krejt jo racionale dhe obsesive, atëherë ndikimi në shëndetin mendor të njeriut është tepër i fortë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=133&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Në periudhën e pandemisë, një person që vuan nga ky çrregullim mund të:

  • ketë kollë dhe të mendojë se do të vdesë nga kanceri i mushkërive apo koronavirusi
  • shmangë prekjen e shumë sendeve dhe sipërfaqeve që beson se janë të kontaminuara
  • përsërisë kontroll të plotë të trupit për ndonjë sinjal sëmundjeje.
  • masë temperaturën disa herë në ditë
  • frikësohet prej daljes nga shtëpia.
  • fiksohet pas larjes së duarve dhe higjenës në shtëpi

Ekspertët thonë se njerëzit e prekur nga ky çrregullim janë përgjithësisht jo shumë të rrezikuar nga virusi.

Ama nga ana tjetër, stresi dhe ankthi që ata përjetojnë vazhdimisht është shumë i rrezikshëm për shëndetin.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Sipas studimeve të kryera në Norvegji njerëzit që vuajnë nga nivele të vazhdueshme të larta të ankthit janë 70% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi i koronavirusit rëndon po praktikojnë stilin e jetesës në të tashmen, ditë pas dite, shmangin lajmet dhe kryejnë aktivitet të rregullt fizik./AgroWeb.org