Maqedonia e Veriut ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Italisë në fazën Play-Off të Botërorit, teksa shënoi gol në minutat shtesë të takimit për të mposhtur kombëtaren e Roberto Mancinit.
Goli i shënuar nga Trajkovsk në 90+2’ do të rezultonte ai i fitores, me Maqedoninë që bën surprizën e madhe në Palermo, teksa pret biletën për më tej në Botërorin “Katar 2022”.
Një natë e magjishme për Maqedoninë e 4 lojtarëve me origjinë shqiptare që ishin titullarë në këtë takim, teksa “drama” ka kapluar tashmë Italinë e cila në këtë mënyrë “detyrohet” t’i thotë lamtumirë Botërorit, duke dështuar në këtë komepticion. /