I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se nuk është normale që tre muaj para zgjedhjeve të flitet për renditje dhe koalicione.
Hitaj: Nuk është normale që tre muaj para zgjedhjeve të flitet për renditje dhe koalicione. Opozita është vonë. Lidershipi i PS nuk e pranon kompromisin.
PS është shumë e tensionuar, agresive, ofenduese. Ata kanë një rritim brenda kampit të majtë. Sondazhet, PD e tregojnë në rritje por flasim në një situatë kur nuk kanë dalë kandidatët.
Nder te tjera deputeti i PS-së Alket Hyseni debatoi me gazetarin Arbër Hitaj lidhur me situatën politike në vend dhe lidhur me kushtet e BE-së.
Hyseni: Nuk është e vërtetë që Shqipëria po degradon.
Hitaj: Është hera e parë që një parlament i BE vendos kushte ndaj një shteti, nuk ka ndodhur asnjëherë. 15 kushte ka vendosur Gjermania.
Hyseni: Duke thënë që Shqipëria bën mbrapa është sharje. Matini fjalët. Ka probleme me korrupsionin të mëdha, por jemi më mirë se çfarë ishim.
ora tv