Gazetari, Arbër Hitaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se rezoluta antikorrupsion e mazhorancës është një vijëmisi e marrëveshjes që ka bërë Berisha me Ramën.
Hitaj: Të gjithë biem dakord që një rezolutë me tre faqe nuk është se ndryshon gjë në vetvete.
Por unë besoj se gjëja është më e thellë se kaq.
Unë mendoj se kjo është një vijëmisi e marrëveshjes që ka bërë zoti Berisha me zotin Rama ose zoti Gazment Bardhi mëkëmbësi i zotit Berisha me zotin Rama.
Dhe krismat besoj unë, pas amnistisë penale se të gjithë menduan se amnistia penale do ishte pjesa më e rëndësishme e asaj marrëveshje.
Unë besoj se pjesa më e rëndësishme e asaj marrëveshje ende nuk ka ardhur.
Nuk do doja ta besoja kurrë se do ishte pengimi i drejtësisë.