Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Orjana Gremin, e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur para disa ditësh.
Avokati i saj Bruno Pepa, është caktuar nga gjykata, pasi zonja nuk ka pasur avokat.
32-vjeçarja është transferuar në burgun e grave në Tiranë, ndërsa gjatë seancës nuk ka bërë asnjë reagim. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.
Orjan Gremi është lënë në moshën 1-vjeçare nga nëna e saj tek daja dhe ai e ka rritur. Nëna e saj është larguar në Greqi ku prej 30 vitesh nuk ka kontakt me vajzën e familjen që la pas.
Ndërkohë që babai i 32-vjeçares jeton aktualisht në Fier, dhe pas divorcit, ka krijuar familjen e tij dhe s’ka kontakte as me vajzën në Shkodër apo pjesën tjetër të familjes që rrit të bijën e tij.
Së fundmi e reja jetonte në shtëpinë e dajës, në fshatin Golem, dhe prej 5-6 vitesh ishte e punësuar në një fasoneri këpucësh.