Madjel Husa, 47-vjeçari që u arrestua pasi hodhi në përrua trupin e pajetë të shokut të tij Elton Tahiri, i cili vdiq nga mbidoza e drogës, ka qenë i dënuar për përndjekje.

Ai u dënua në shkurt të vitit 2018 me 2 vite burg nga Gjykata për këtë akuzë.

Madjel Husa deklaronte se po mbahej në burg për shkak se familja e vajzës, e cila ishte 20 vite më e vogël se ai, kundërshtonin historinë e tyre të dashurisë për shkak të diferencës së moshës.

Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres, e cila e akuzonte se e kërcënonte prej disa muajsh.

Gjatë seancës,  47-vjeçari tha se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi, por kishin pasur zënka për motive xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq në atë kohë se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, deklaronte Madjel Husa.