Pas 20 vitesh ia dolën.

“Tulipanët” e Holandës arritën një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të shtune, në “Olympiastadion” të Berlinit, me djemtë e Ronald Koeman, që mundën 2 me 1, Turqinë, duke u rikthyer pas plot dy dekadash në fazën gjysmëfinale të një Kampionati Evropian, ku për herë të fundit sfidonte “Luzitanët” e Portugalisë, në Euro 2004.

Mert Muldur dhe Stephan de Vrij ishin “ëngjëjt” shpëtimatë të Holandës, këtë të shtunë, me De Vrij, që shënoi i pari në portën Gunok, në minutën e 70’-të, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë mbrojtësi turk devijoi gabimisht topin brenda zonës së tij, duke dyfishuar shifrat për “Tulipanët”, të cilë kompletuan përmbysjen ndaj Turqisë së Vincenzo Montella, e cila mbante avantazhin, prej minutës së 35’-të, falë golit të Akaydin.

Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezultati, “Tulipanët” arritën të siguronin gjysmëfinalet e Euro 2024 dhe tani do të sfidojnë në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, “Tre Luanët” e Anglisë, më 10 korrik, në një biletë për finalen e madhe të së dielës së ardhshme. /i.m /abcnews.al