Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka zhvilluar homazhe për nder të Gerti Bogdanit, ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili humbi jetën mesditën e së mërkurë si pasojë e një arresti kardiak.
Më herët zhvilloi homazhe dhe kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Ai u nderua dhe nga kolegë, miq shokë, dhe simpatizantë të tjerë të Partisë Demokratike.
Gerti Bogdani në rolin e tij si politikan spikati me urtësinë dhe intelektin, që e karakterizonte.
