Këtë të mërkurë, 8 tetor, në Pallatin e Kongreseve mbahen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës dy ditë më parë. Trupi i ndjerit do të prehet në Shkodër.

Në homazhet në nder të tij ishin kolegë, dhe politikanë, përfshirë Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Gjatë ditës së djeshme u bënë homazhe private në nder të gjyqtarit.

Gjyqtari Astrit Kalaja ishte në krye të detyrës, të hënën e 6 tetorit, kur u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi. Familja e këtij të fundit ishte në dyert e gjykatës për një çështje pronësie në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër./abcnews.al