Erion Murataj PSD

Reperi i njohur Fero, i cili dy vite më parë hoqi dorë nga muzika pasi filloi t’i dedikohej fesë islame, duket se është rikthyer edhe njëherë aty ku e la, pasi ka treguar se po publikon një këngë, që në thelb tingëllon si një diss për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.

Dyshja prej disa muajsh janë në sherr me njëri tjetrin pasi sipas Feros, Arbenita nuk e lejon të takojë vajzën e tyre, dhe këtë detaj ish-reperi e bëri publike duke i shpallur luftë modeles.

Me anë të një story në Instagram Fero ka bërë të ditur disa fraza nga kënga e tij e re ku me ironi i dërgon të fala avokates së Arbenitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes,” thotë reperi në këngë. Kujtojmë se avokatja e ish-bashkëshortes së tij, është motra e presidentes Vjosa Osmani.

Më tutje ai e quan Arbenitën “prositutë” teksa këndon: “se parja e prostitutës është ma e forta e therës”

Teksti i plotë

Tash u ktheva… se kom pa qikën që tetë muaj…
i qoj të falaa, motrës presidentes, se parja e prostitutës është ma e forta e therës
E shoh tash, që po i rikthena skenës, miliona presin derës
e ktejna e mora vesh që kish dek estrada, mos u boni marak, i qo krejt prej vorrit baba