Dashi
Energjia dhe entuziazmi juaj janë magjepsëse, por duhet të kuptoni po ashtu se nuk i duheni askujt nëse vraponi shumë dhe më pas rrëzoheni.
Demi
Mos harxhoni asnjë sekondë duke u shqetësuar nëse është e mundur të bëhet ajo që doni të bëni – nisjani punës dhe besoni se gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët
Mund t’ju duhet të merreni me një person, prezenca e të cilit ju zemëron, por që planetet thonë se duhet të punoni bashkë, të paktën në afatin e shkurtët.
Gaforrja
S’ka shanse që të mos kënaqeni në 48 orët e ardhshme. Pikëpamja juaj mbi jetën është aq e hapur, sa do të përfshijë në të shumë njerëz të mirë e ngjarje për tu shënuar.
Luani
Nuk ju duhet të pyetni njeri për leje për të bërë ndryshimet që dëshironi. Është jeta juaj dhe gjithçka që bëni është në dorën tuaj.
Virgjëresha
Vetëbesimi juaj ka arritur në nivelet më të larta dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëni nëse e vendosni në kokë. Duhet të lini instinktet t’ju udhëheqin.
Peshorja
Përpiquni të mos jepni shumë informacione lidhur me çfarë po planifikoni. Sa më pak që të tjerët të dinë rreth jush aq më mirë.
Akrepi
Merrni iniciativa në grup dhe organizoni aktivitete sociale. Do të surprizoheni nga gatishmëria e të tjerëve për t’ju ndjekur. Cilësia juaj e lidershipit do të vihet në dukje menjëherë.
Shigjetari
Është koha e duhur për të bërë diçka aq të mrekullueshme sa që njerëzit e rëndësishëm dhe eprorët të impresionohen.
Bricjapi
Aktiviteti kozmik është në favorin tuaj këtë javë saqë ju vetëm duhet t’i vendosni emrin ëndrrave dhe të shikoni tek realizohen. Edhe personat e tjerë të afërm do t’ju ndihmojnë.
Ujori
Mund të keni tendencën të supozoni se keni gjithmonë të drejtë dhe se ata që nuk bien dakord me ju janë gjithmonë gabim, por thellë-thellë e dini që kjo s’është e vërtetë.
Peshqit
Nuk duhet të bëni disa gjëra vetëm sepse besoni që të tjerët i presin nga ju. Nëse e lejoni veten të futeni në këtë lloj arsyetimi, do ta keni shumë të vështirë të dilni.
Abc