Dashi
Edhe pse pjesa me e madhe e planetëve nuk do favorizojnë një klime te ngrohte për jetën tuaj ne çift, ju gjithsesi do bëni çmos te ruani komunikimin. Beqaret nuk duhet te mendojnë se janë te vetmit mbi toke dhe te tregohen mendjemëdhenj. Mundësitë qe do iu jepen duhen shfrytëzuar. Sipas Horoscope ne planin financiar do keni disa probleme te vogla kështu qe bëni shume kujdes.
Demi
Gjate kësaj dite do diskutoni shtruar me partnerin tuaj dhe ambienti ne çift do jene shume i mire. Beqaret do kenë akoma me shume fat dhe do e gjejnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Do i keni te gjitha mundësitë për te krijuar lidhjen qe keni ëndërruar. Ne planin financiar tregohuni te matur me shpenzimet qe do bëni qe te ruani një buxhet te qëndrueshëm.
Binjaket
Çiftet do kalojnë një dite te vështirë dhe te ndërlikuar. Do tregoheni agresive dhe mjaft kritike ndaj partnerit, çka ai nuk do e pranoje aq lehte. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një histori te bukur dashurie me atë qe kane njohur kohet e fundit dhe do ndihen me te fund te plotësuar.Sipas Horoscope ne pune mund te arrini te bëni një investim te rëndësishëm qe do ua ndryshoje situatën.
Gaforrja
Gjate kësaj dite do keni me shume se kurrë nevoje për qëndrueshmëri dhe ngrohtësi ne çift. Partneri do ua plotësojë dëshirat dhe do iu beje te ndiheni mire. Merkuri do favorizoje dashuriçkat e beqareve. Do jeni me te hapur dhe do e hiqni turpin. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Dëgjoni këshillat e specialisteve nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek.
Luani
Me ne fund çiftet do i zgjidhnin problemet e hershme dhe do ndihen me te qete. Situata do filloje te përmirësohet dhe klima do ngrohet ndjeshëm. Beqaret me shume gjasa do e takojnë dashurinë e shumëpritur. Do ndiheni te plotësuar dhe me gëzim ne shpirt. Financave do iu jepni me shume rëndësi. Ne këtë mënyrë do jeni me te qarte për situatën dhe do e dini sa shpenzime mund te kryeni.
Virgjeresha
Dita e sotme nuk do jete aspak e favorshme për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni ashpër mbi disa tema te cilat kishit kohe qe i shmangnit. Me mire zgjidhini menjëherë sido qe te jete. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë për princin e kaltër, por ende nuk do e gjejnë atë.Sipas Horoscope kombinimi i yjeve do jete i favorshëm për te pasur financa te qëndrueshme.
Peshorja
Partneri do iu kushtoje me shume kohe sot dhe do beje çmos qe iu te ndiheni sa me mire. Do ia kaloni për mrekulli dhe do dëshironit qe koha te ndalte. Beqaret nuk do kenë ndryshime te statusit as këtë periudhe, megjithatë takime dhe flirtime do ketë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do keni as me te voglin problem. Mundohuni te hiqni ndonjë lek mënjanë.
Akrepi
Atmosfera ne çift nuk do jete shume e ngrohte. Kujdes me çdo gjë qe do thoni sepse mund te lindin mosmarrëveshje te mëdha. Ju beqareve ju pëlqen shume dikush? Bëjani ne ditur këtë nëse doni ta keni pranë. E keni vete ne dore pastaj për te zgjedhur metodën e joshjes. me financat do keni mjaft probleme. Vendosni pak rregull para se te arrini ne katastrofe. Ju mundeni!
Shigjetari
Do ndiheni nervoze ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do e toleroni aspak partnerin. Kujdes, nëse nuk bëni disa tolerime do keni vërtet goxha probleme. Beqaret do jene mjaft tërheqës. Do bëni shume persona për vete, por duhet te tregoheni te zgjuar qe te zgjidhni atë qe iu përshtatet me tepër. Fati do iu buzëqeshë ne planin financiar.
Bricjapi
Për ata qe e kane tashme një lidhje, kjo dite do jete e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te bëni asgjë duke qene se gjerat do rrjedhin shume mire. Nëse jeni beqare, mundësitë për takime interesante nuk do jene te shumta. Beni edhe pak durim qe te mos lëndoheni. Sipas Horoscope ne planin financiar do keni surpriza te këndshme. Me ne fund do arrini te bëni shpenzimet e domosdoshme.
Ujori
Jeta juaj ne çift do jete e influencuar shume mire gjate kësaj dite. Do merrni atë qe gjithmonë keni kërkuar dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Edhe beqaret do jene ne humor te mire dhe do shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Financat do jene te pastabilizuara kështu qe shmangni çdo shpenzim te tepruar.
Peshqit
Gjate kësaj dite do qëndroni me pranë atij qe dashuroni dhe do ia shprehni pa fund ndjenjat. Atmosfera do ngrohet se tepërmi dhe pasioni ne mbrëmje do te rindizet. Edhe për beqaret jeta sentimentale do jete e privilegjuar. Shfrytëzojini ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene goxha premtuese, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa u menduar.