Një burrë në Japoni shkaktoi një nga tragjeditë më të rënda duke i vënë flakën ambientit të një psikiatrie, ku u shkrumbuan 27 persona.

Në polici një dëshmitar okular ka treguar se e ka parë të moshuarin teksa mbante në qese benzinë në qytetin e Osakës duke u marrë jetën shumicës së të shtruarve në spital.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të krimit të rëndë, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se i moshuari vuante nga çrregullime mendore, gjë e cila mund të jetë arsyeja e aktit të rëndë