Pronari i këtij hoteli, Angus Bell thotë se janë tepër të lodhur nga turistët, të cilët vijnë në këtë zonë vetëm për të shkrepur disa fotografi të perëndimit të cilat i postojnë në rrejte sociale si Instagram. Numri i të pranishmëve në majën e kodrës është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti për shkak të kufizimeve nga pandemia e COVID-19.
Sunset over St Brides Bay, Pembrokeshire
Angus Bell tha se ai e ka patur shumë të vështirë të përkujdesej për biznesin e tij, pasi vizitorët vinin nga të gjitha anët. “Klientët e mi duhet të prisnin 45 minuta në bar për të marrë pijen e tyre, ndërkohë që vendasit mundoheshin të na shmangeshin pasi ne ishim shumë të zënë.” tregoi ai.
The Druidstone Hotel
Zgjidhja e vetme për të ishte vendosja e një tarife anëtarësimi prej £200 në vit, e cila mund të rritet deri në £400 ku përfshihen disa benefite të tjera. “Ne mund të vazhdonim dhe të hapnim një bar të 2-të, mirëpo ne nuk dëshironim që vendi të shndërrohej në një pub me 60 persona që nuk i njihnim.”