Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se Alqi Bllako kishte bindjen që ndaj tij nuk do të dilte një urdhër arresti.
Sapo urdhri ka dalë, Bllako ka fikur telefonin dhe është zhdukur. Hoxha tha se kishte informacione që ai ndodhej në Durrës, por policia nuk e ka gjetur.
“Policia ka shkuar ta mari nën mbikqyrje, por nuk e ka gjetur. Alqi që të martën kishte humbur gjurmët, kishte fik telefonin. Ditën që ka dalë lajmi ai ka qenë në lokal dhe ishte i bindur që nuk do dilte urdhër arresti për të. Dhe kur e ka parë lajmin në televizor është çuar nga kafja dhe ka ikur. Policia nuk e dinte. Unë po them që ishte në Durrës. Unë kam qenë me avokatin që ta gjeja para se të dorëzohej për t’i marr një intervistë. E ka çuar i vëllai. Është dorëzuar vetë apo e detyruan, këtë nuk e dimë. Policia kur ka dalë deklaratë dhe ka thënë që e kishim, ka bërë deklaratë për 1 Prillin”, tha Hoxha.