Gjatë ceremonisë për 112 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha renditi sfidat me kritika me të cilat struktura policore përballet ende.
Hoxha tha se prioriteti kryesor është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe garantimin e sigurisë publike në çdo cep të Shqipërisë, përfshirë kontrollin e plotë të territorit.
“Para strukturave të Policisë së Shtetit, sot qëndrojnë disa nga sfidat më kritike të kohës sonë:
-Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
– Garantimi i sigurisë publike në çdo cep të Shqipërisë, përfshirë kontrollin e plotë të territorit;
-Rritjen e efektivitetit në hetimin e rasteve të dhunës në familje, trafikimit apo krimeve që i konsiderojmë të vogla por që cenojnë të drejtat themelore të qytetarëve tanë.
–Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, është një tjetër kërkesë dhe detyrë për ju, duke siguruar që çdo qytetar të ndjejë mbështetje dhe të merret në mbrojtje kur të jetë në nevojë nga Policia e Shtetit”, tha Hoxha.