Huawei e quan Matebook 16 “notebook-un e parë me performancë të lartë” falë pajisjes me proçesorë më të fundit të serisë Ryzen 5000 nga AMD. Ju keni mundësinë e zgjedhjes midis Ryzen 5800H dhe 5600H, të cilët vijnë me 16GB RAM dhe 512GB NVMe storage. Laptopi suporton teknologjinë e Bluetooth 5.1 dhe Wi-Fi 6.

Përreth ekranit 16 inç me rezolucion 2520 x 1680 do të gjenden bezels të holla, tipike për laptopët Huawei, ndërkohë që kamera selfie 720p është e fshehur në tastierë. Në butonin e ndezjes gjendet një skanues i shenjës së gishtit dhe laptopi është pajisur me 2 porta USB-A, 2 USB-C, një portë HDMI dhe një 3.5mm headphone jack.

Për të karikuar baterinë 84Wh Huawei ka përfshirë në paketim karikuesen e shpejtë 135W. Shërbimi i ri Share Support gjendet në këtë pajisje për të lehtësuar shpërndarjen e pamjes në ekranin e smartphone-it Huawei dhe kontrollimit të tij përmes laptopit.

Nuk ka ende disa data zyrtare për prezantimin e tyre, por kompania e konfiromoi se ato do të vijnë dhe në tregun botëror.