Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në superstradën Torovicë-Lezhë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor. Për pasojë, këmbësori ka marrë lëndime të rënda dhe nuk ia ka dale dot te mbijetoje.

Njoftimi

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.