Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg, Francë, ka humbur kontaktet me familjen që prej 14 marsit. Sipas familjarëve, ajo ishte përballur me dhunë dhe bullizëm nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë, dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj
Të afërmit e Merinës janë tepër të shqetësuar dhe po kërkojnë ndihmën e komunitetit shqiptar për ta gjetur sa më shpejt, pasi dyshohet se jeta e saj mund të jetë në rrezik.
