Një mjet tip Volkswagen që shërbente si taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë, në rrugën nacionale Lushnje-Berat.
Në kthesën sapo kalon Kashtbardhën, drejtuesja e mjetit, një 40-vjeçare me inicialet M.Sh. ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan A2 CNN.
Mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës. Drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të Lushnjes.
Policia në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinon trafikun. (A2 Televizion)
