Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë natës së djeshme në Tiranë, rreth orës 01:30.

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R. K., ka ndërruar jetë në vend si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit në rrugën Sulejman Delvina. Siç shihet dhe nga fotoja e aksidentit, fuqia e goditjes ka qenë tepër e fortë sa automjeti rezulton i shkatërrruar plotësisht në pjesën e përparme.

Nuk dihen ende shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit nga 33-vjeçari, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.